Një projekt interesant pritet të realizohet pas 30 ditësh në Prishtinë, që sipas të parit të kësaj komune, Shpend Ahmeti, do duhej të ishte kryer më parë.
Sipas tij, gjelbërimin e parkut në formë mushkërish “Heroinat”, e ka lënë në gjysmë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Klan Kosova tentoi të marrë një përgjigje nga ministria në fjalë në lidhje me atë që tha Ahmeti, por e pati të pamundur.
Në këtë park, që i bie të jetë në zemër të Prishtinës, ku dominojnë ndërtimet, betoni e asfalti, do të ketë drunj, shtigje dhe ulëse në të cilat do të mund të pushojnë qytetarët.
Kronikë e përgatitur nga Iliri Pireva
https://www.youtube.com/watch?v=GA_Psxy6QT8&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.