Lajmet e fundit
Duke filluar nga e hëna, të gjithë drynat do të hiqen nga Ura e famshme e Artit, Pont des Arts, e cila vitin e kaluar ka rënë duke u shembur një pjesë e rrethojës.

Autoritetet e qytetit të Parisit kanë vendosur që të ndalojnë ritin shumëvjeçar që turistët në urën e Parisit kanë vendosur dry me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre.
Sipas Këshillit të Parisit, drynat jo vetëm që japin imazh të keq për trashëgimin e Parisit por gjithashtu përbëjnë kërcënim për sigurinë e vizitorëve.
Duke filluar nga e hëna, të gjithë drynat do të hiqen nga Ura e famshme e Artit, Pont des Arts, e cila vitin e kaluar ka rënë duke u shembur një pjesë e rrethojës.
Kjo traditë zgjatë qe 15 vjet ndërsa turistët me vite kanë vendosur me miliona dry, pasha e të cilëve rëndon rreth 45 tonë.