Lajmet e fundit

Një kamp për emigrantët do të ngritet në veri të Parisit, brenda gjashtë javëve të ardhshme.
Kështu ka njoftuar kryetari i bashkisë së kryeqytetit francez.
Anne Hidalgo ka thënë se vendndodhja e saktë e "kampit humanitar" do të bëhet e ditur në ditët e ardhshme, pas një inspektimi të vendeve të mundshme.
Qindra emigrantë janë duke vendosur në kampe të improvizuara në vende të ndryshme të qytetit, transmeton Klan Kosova.
Kampi i ri në Paris pritet të ofojë qëndrim ditor dhe akomodim brenda natës.