Lajmet e fundit

Një spital në Paris ka krijuar një dhomë ku narkomanët mund të injektojnë drogat në një vend të sigurt nën mbikëqyrjen mjekësore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo dhomë jo tradicionale është hapur nga kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, dhe Ministrja e Shëndetësisë, Marisol Tourine, ditën e martë.
Kjo dhomë gjendet në afërsi të Garde du Nord, një vend ku krimet me droga janë të shpeshta.
Përdoruesit e drogave do të ndërrojnë drogat e rënda siç janë heroina dhe “crack”, me zëvendësime, njëjtë do te veprohet edhe me shiringat sterile.
Ndërsa kritikët frikësohet që ky veprim do të nxitë përdorimin e drogave.
Franca është shndërruar në shtetin e dhjetë që ka hapur dhoma për përdorimin e drogave. Zvicra ka qenë pioniere e këtyre dhomave duke hapur një të tillë në vitin 1986.


