Lajmet e fundit

Xavi Simons i është bashkuar RB Leipzigut në formën e huazimit nga Paris Saint-Germaini.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, huazimi i tij do të jetë i thjeshtë, pa të drejtë blerje.
Xavi do të rikthehet te PSG-ja në qershor të 2024. Testet mjekësore do të kompletohen brenda 24 orëve, pastaj do të pasojë njoftimi zyrtar.
Simons beson se klubi gjerman është opsioni më i mirë për progresin e tij, dhe më pas do të jetë koha që të jetë pjesë e projektit të të PSG-së.
Kujtojmë, PSG-ja e aktivizoi klauzolën e Xavit që ishte te PSV-ja, për gjashtë milionë euro. /Klankosova.tv.