Lajmet e fundit

Në sekondat e fundit të 2016-ës, Parisi kishte rezervuar një befasi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Në natën e ndërrimit të motmoteve në murin e Harkut të Triumfit i cili ishte shumëngyrësh, ishte shkruar edhe në gjuhën shqipe “Gëzuar Vitin e Ri", transmeton Klan Kosova.
Këtë moment e ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se, “Parisi uron në shqip nga Harku i Triumfit”.