Lajmet e fundit

Paris Saint Germain nuk njeh kundërshtarë në kampionatin francez. Në javën e 15-të të Ligës së Parë parizienët shkatërruan 4-1 në Parc De Prince Troyes, që rezistoi vetëm 20 minuta pa pësuar gol. Edinson Cavani shfrytëzoi më së miri me një goditje fluturimthi një pasim të saktë të Di Marias, për t’i hapur rrugë fitores së thellë të formacionit të Laurent Blanc.
Golin e dytë për vendasit e shënoi Zllatan Ibrahimovic me 11 metërsh në minutën e 58-të, për të ardhur më pas te finalizimi i Kurzwawas në të 67-ën. 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Augustin, i cili vetëm pak caste më parë kishte zëvendësuar Cavanin i coi shifrat në 4-0.Në kohën shtesw pati vend edhe për golin e nderit për miqtë që u realizua nga Ayesse.