Paris Hilton po flet në lidhje me përfundimin e fejesës së saj më Chris Zylka, e cila ndodhi në vitin 2018 dhe për arsyen se pse ndodhi.
“Ishte vendimi më i mirë që e kam marrë në jetën time. Thjesht mendoj se ai nuk ishte person i duhur dhe ndjej se jam një grua e jashtëzakonshme dhe se meritoj dikë po aq të mahnitshëm. Thjesht nuk ishte gjë e duhur. Kam punuar tepër shumë dhe nuk e meritoj që thjesht t’ia jepja jetën time dikujt. Ata duhet të jenë të përsosur”, tha Paris.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.