Lajmet e fundit

Paris Hilton është ndarë nga i dashuri i saj, Thomas Gross.
Sipas disa burimeve, bukuroshja e njohur dhe biznesmeni kanë përfunduar lidhjen e tyre një vjeçare dhe më nuk janë bashkë.
Hilton ka thënë kohë më parë se Thomas ishte “i duhuri” dhe kishte folur lidhur me planet për martesë dhe për të krijuar një familje.
Çifti akoma nuk kanë konfirmuar asgjë.
Të dy janë takuar në festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar ndërsa në muajin korrik, Paris e kishte cilësuar Thomas si shpirtin e saj binjak.
35 vjeçarja ka insistuar se i dashuri i saj është ndryshe nga krejt ata që ka takuar më herët dhe se ai nuk ishte i interesuar për famën e saj, transmeton Klan Kosova.
Sipas disa burimeve të afërta me çiftin, Thomas dhe Paris janë ndarë për shkak të agjendave të ngjeshura të të dyve dhe një lidhje në distancë.