Lajmet e fundit

Pas lajmit se Monty Brinson, daja i Paris Hilton, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, pas luftës me sëmundjen e kancerit, 34 vjeçarja përmes Instagramit shprehu dhimbjen e humbjes së “njeriut të jashtëzakonshëm”.
Vetëm pak ditë para vdekjes së tij, Monty ishte aktiv në Instagram, duke postuar urimet e miqve dhe familjarëve, si dhe mesazhe pozitive. Një imazh në veçanti ishte një tortë me mesazhin “Mendoj për ty” dhe lulet që i ka pranuar nga mbesa e tij Paris, transmeton Klan Kosova.
Monty ka lënë pas vajzën 29 vjeçare Brooke Brinson. Ndërsa nëna e saj, ish gruaja e tij, Kim Richards, e cila mbeti e afërt me të gjatë vjetëve edhe pas divorcit të tyre në vitin 1988, po ashtu e ka postuar një mesazh të përzemërt në rrjete sociale.
Ajo i kujtoi “30 vjetët e dashurisë dhe lumturisë” së bashku.
https://www.instagram.com/p/BA90w__KgF_/?taken-by=parishilton
https://www.instagram.com/p/BAn0XpWqgKx/?taken-by=parishilton