Lajmet e fundit

Paris Hilton i ka thënë bashkëpunëtorëve të saj se do t’i padisë personat që e kanë vendosur në aeroplan, i cili dukej se do të rrëzohej, vetëm për ta frikësuar atë.
Thuhet se Paris është shumë e shqetësuar për atë ngjarje, në të cilën ekipi i një televizioni e ka organizuar rrengun që piloti i aeroplanit të bëjë sikur po e ndalon motorin e aeroplanit dhe më pas të lëshohen pingul për në tokë.
Paris tha se ajo u frikësua deri në vdekje për jetën e saj, diçka që shihet shumë qartë edhe në video.
Burimet e Tmz raportojnë se ajo tani është shumë e frikësuar të bëjë prapë ndonjë fluturim, edhe pse është e detyruar ta bëjë shpesh, transmeton Klan Kosova.
Ajo tashme veçse i ka ftuar avokatët e saj për të kuptuar se kush është përgjegjës, dhe ata i kanë thënë se ajo e ka një rast të fortë për shqetësime emocionale.
Paris ka sqaruar se ajo nuk e kishte as edhe idenë më të vogël se fjala ishte për kamerë të fshëhtë.
Një prezantues televiziv egjiptian ishte organizator i rrengut, derisa po fluturonin mbi Dubai.
Paris ka thënë se ishte shumë më keq se sa duket në video, pasi aeroplani për pak nuk e ka goditur detin gjatë lëshimit.