Lajmet e fundit

Paris Hilton bën bashkë Rita Orën dhe Era Istrefin.
Ndoshta ju do të mendoni se ato do të vijnë me një bashkëpunim në muzikë, por kjo gjë me siguri do pak kohë të ndodhë pasi, Rita dhe Era janë shumë të impenjuara në karrierat e tyre respektive.
Gjithsesi, Paris i ka bërë bashkë dy këngëtaret shqiptare, në një tjetër gjë, shkruan revista Class.
Çizmet me foton e Paris Hilton, mesa duket pasi i veshi Rita, edhe Era ka të njejtat preferenca.

Këto çizme Ritës, ia dhuroi Paris Hilton.
Ndërsa për Erën nuk e dimë a janë dhuratë, edhe pse nuk do të ishte çudi aq e famshme sa është bërë ajo...
