Lajmet e fundit

Mbushja e 18 vjetëve është një moment historik për Paris Jackson – veçanërisht pasi tani i lejohet që të bëjë tatuazhe aq sa të dojë.
Që kur e ka festuar ditëlindjen e saj me 3 prill, ajo i ka bërë së paku gjashtë tatuazhe në trup, përfshirë këtu edhe një për nder të babait të saj Michael Jackson.
Por, më interesant është ai i fundit, të cilin e ka bërë në brendësi të buzës së saj, ku ka shkruar “MoTLEY”, për ta nderuar grupin e saj të preferuar “Motley Crue”, transmeton Klan Kosova.