Lajmet e fundit

Listës së gjatë të parfumeve i shtohet edhe një i ri nga këngëtarja Rihanna.
Ajo ka prezantuar parfumin më të ri që mban emrin e vetë këngëtares, “RiRi”.
27 vjeçarja e ka bërë të ditur lajmin në rrjetin social Twitter, ku postoi edhe imazhin e parë të fushatës së këtij parfumi, raporton albeu, transmeton Klan Kosova.
“Zonjusha!!! Momenti erdhi! Parfumi i ri po vjen … “RiRi”, shkruajti Rihanna.
Ajo numëron disa parfume që mbajnë firmën e saj, si ‘Reb’l Fleur’ apo “Rogue”.