26.02.2017 · përditësuar para 3444 dite1 min lexim
Pas pajtimit për koalicion në mes të Zoran Zaev të LSDM-së dhe partive shqiptare dhe dakordësisë për dygjuhësi, disa media në Maqedoni, të afërta me Nikola Gruevskin e VMRO-DPMNE-në, kanë shkruar se po synohet shqiptarizim i Maqedonisë, njofton Klan Kosova.
Madje, ato shkruajnë se ekziston frika që edhe denari maqedonas do të ndryshohet duke iu vendosur simbole e figura të historisë shqiptare.
Propaganda e tyre shkona aq larg sa shkruajnë se valuta e ardhshme 1000 denarshe do të jetë me figurën e heroit shqiptar Adem Jashari.
Është punuar edhe një video që më pas është hedhur në Youtube ku tregohet një montim i një valute me pamjen e Adem Jasharit në njërën anë dhe shqiponjën në anën tjetër.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.