10.02.2020 · përditësuar para 2340 dite1 min lexim
Filmi koreano-jugor “Parasite” e ka fituar Oscar-in për filmin më të mirë të vitit 2019 duke u bërë kështu filmi i parë që nuk është në gjuhën angleze që e merr çmimin kryesor.
“Parasite” ka fituar katër çmime në total, derisa “1917” ka marrë tri.
Renee Zellweger është shpallur “aktorja më e mirë” për rolin e Judy Garland në “Judy”, derisa Joaquin Phoenix e ka marrë çmimin për “aktorin më të mirë” për filmin “Joker”.
Brad Pitt dhe Laura Dern janë zgjedhur si aktorët më të mirë në rolet dytësore për rolet e tyre në “Once Upon A Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.
https://www.youtube.com/watch?v=isOGD_7hNIY
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.