Lajmet e fundit

Drejtësia kosovare gëzoi ish-deputetin, Naser Osmani sivjet.
Lënda e 2012-ës ku ai akuzohej bashkë me pesë persona të tjerë në lidhje me privatizimin e ish fabrikës FAN në vlerë prej 5.4 milion euro, nuk u trajtua me kohë, andaj u parashkrua.
Ky rast ishte i shënjestruar edhe për liberalizimin e vizave.
Fat të njëjtë, më 2022 patën gjithsej 16 raste për korrupsion me 28 të akuzuar, njofton Klan Kosova.
Në raportin e prezantuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thuhet se ky trend i parashkrimit të lëndëve nuk mbaron sivjet.