Lajmet e fundit

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk përjashtohen riga të dobëta dhe të izoluara shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit.
"Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.