Lajmet e fundit

Kjo javë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius, njofton Klan Kosova.
Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër.