Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot me vranësira, por edhe me intervale dielli, njofton Klan Kosova.
“Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijën dukshëm nën vlerat e mesatareve”.
“Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje, por që në mesjavë prapë do të arrijë mbi vlerat e normales”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.