Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.
Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.