Lajmet e fundit

Instutitu Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që nesër në vendin tonë pritet që në të gjithë territorin do të ketë reshje e madje në viset malore këto reshje do të shoqërohen me borë.
Ky ciklon i formuar në Rumani dhe Bullgari, fillimisht do të depërtojë mbi Serbinë Perëndimore e më tej do të shtrihet edhe në jug dhe jugperëndim për të vazhduar tutje edhe mbi vendin tonë, transmeton Klan Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius kurse maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.