Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat nga pasditen e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.
Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.