Lajmet e fundit

Mot i ngjashëm sikurse sot në Kosovë do të mbajë edhe përgjatë dy ditëve të kësaj fundjave.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në perëndim dhe jugperëndim të vendit ka mundësi të vogla që të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu.
"Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.