Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vapë.
Në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.