Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i vendit njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius, njofton Klan Kosova
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.