16.12.2021 · përditësuar para 1689 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vazhdim do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se në viset malore, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit, reshjet parashihet të jenë të dendura, përcjell Klankosova.tv.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit, reshjet parashihet të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.