02.12.2021 · përditësuar para 1703 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në + 4 gradë, përcjell Klankosova.tv.
“Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të shtunën, mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.