Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës, përcjell Klankosova.tv.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK shtoi se gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.