18.11.2022 · përditësuar para 1353 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme, përcjell Klankosova.tv.
"Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.