15.10.2022 · përditësuar para 1387 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, IHMK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.