23.08.2022 · përditësuar para 1440 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mot të ndryshueshëm.
Sipas njoftimit, dita fillon me rreze dielli, por pastaj rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike, përcjell Klankosova.tv.
"Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë", thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.