22.11.2021 · përditësuar para 1714 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
Ky institut tregon se dita e sotme parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët dhe me shi, përcjell Klankosova.tv.
“Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje IHK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.