Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, teksa të enjten priten reshje shiu dhe bore, njofton Klankosova.tv.
"Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s", thuhet në njoftimin e tyre.