Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditën e parë të vitit 2022 vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, përcjell Klankosova.tv.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes", thuhet në njoftimin e IHK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.