Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të tetorit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas njoftimit, këto vranësira vende-vende mund të sjellin shi ta karakterit lokal, përcjell Klankosova.tv.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes", thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.