Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.