Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit B.T.,
“Sepse ekziston dyshimi I bazuar se me datë 16.01.2019, I mituri pas një konflikti verbal me të dëmtuarin-vëllanë e tij I.T., e sulmon me një thikë- mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, duke e goditur njëherë në krahë nga e cila goditje I dëmtuari pëson lëndime të renda trupor edhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim I rëndë trupor” nganeni189 par. 5 lidhur me parë. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
I mituri B.T., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 16.01.2019, njofton Klan Kosova,