Disa persona janë paraqitur të dielën në spitalin e Bulqizës, për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Euronews Albania, raportoi se në spital u paraqitën 30 njerëz.
Fillimisht nuk dyshohet se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.
Që nga dita e djeshme kanë filluar të paraqiten në spital gjithashtu edhe gjatë ditës së sotme.
Një pjesë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv.
Disa janë nga fshatrat dhe lagjet e qytetit. Mes të helmuarve ka edhe fëmijë ndërsa pjesa tjetër janë të moshës 30-40 vjeçare.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.