Lajmet e fundit

Një vrasje është parandaluar në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, duke arrestuar njërin prej autorëve dhe shpallur në kërkim tjetrin.
Sipas policisë rreth orës 10: 40 minuta F.G banues në Shkodër dhe Besmir Arrsi kanë tentuar të vrasin një 21 vjeçar të identifikuar me inicialet N. P po banues në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e Tepes, pranë një lokali. Besmir Arri, 21 vjeç është mundur të arrestuar teksa po përpiqej të largohej.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.
Policia thotë se konflikti “po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta” por nuk përjashtohet as pistat e tjera.
Një burim i policisë jo zyrtarisht i tha Ora News se sherri ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal.