Një bombolë gazi ka shpërthyer në një dyqan që shërbente për mbushjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër.
Pas shpërthimit të bombolës, dyqani është përfshirë nga flakët por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë është shmangur shpërthimi i bombolave të tjera, shkruan Ora News.
Si pasojë e këtij shpërthimi është plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka marë disa plagë dhe është dërguar në spitalin rajonal të qytetit. Ndërsa ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se dyqani ndodhej poshtë një pallati dhe ngjitur tij kishte edhe dyqane të tjera.