Lajmet e fundit

Sipas një artikullit të Goal, ardhja e Antonio Conte-s te Real Madridi varet prej kapitenit Sergio Ramos i cili duket të ketë vënë veto kundër nënshkrimit me italianin.
“Respekti fitohet, nuk imponohet”, kishte thënë Ramos pas humbjes 5:1 në Camp Nou nga Barcelona.
“Ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj, dhe aftësia e një trajneri që ta menaxhojë zhveshtoren është më e rëndësishme se dija e tyre”.
Ndonëse spanjolli e ka mohuar se mendimi i tij mund të ndikojë në vendime të rëndësishme, shumica beson se opinioni i tij luan rol të rëndësishëm në kreun e kampionit botëror.