Lajmet e fundit

Klevis Bega apo siç njihet Kastro Zizo kësaj radhe nuk do të jetë lajm për ndonjë projekt të ri muzikor, por për të qenit baba.
Ai njihet si person problematik për të qëndruar në një martesë, por me sa duket është një baba i mirë.
Në profilin e tij në instagram ai ka publikuar një fotografi të vajzës së tij 4 vjeçare Nias, të cilën e ka me ish-gruan Erleta Hoti.
“Një copë parajse”, ka shkruar ai në instagramin e tij, duke publikuar një fotografi të vajzës së tij të ëmbël duke fjetur, transmeton Klan Kosova.
Kastro është baba i dy fëmijëve, Dankanit 9 vjeçar dhe Nias.
Gjatë shtatorit të vitit të kaluar ai ua ka kushtuar edhe një këngë e cila titullohet Papalove.
Zizo në bashkëpunim me Young Serka kishin sjellë një këngë pirjes një historie personale, një këngë dashurie për familjen.
I pyetur se çfarë babai është Zizo ai pati thënë se: “Jam një baba i sertë me veten. Mbase jo babai më ideal në botë, por ai me më shumë dashuri”.
https://instagram.com/p/80S3R3iRmT/?taken-by=kastro_zizo_