Kitaristi amerikan Nile Rodgers, ka folur për momentin zemër-thyes kur e ka kuptuar se George Michael ka ndërruar jetë. Aika thënë se e kishte marrë vesh për vdekjen e tij, pas lajmeve që i kanë ardhur në telefon përderisa po priste një mesazh nga vetë George për një bashkëpunim.
Ai ka thënë se kishte qenë në shtëpinë e George vetëm dy ditë para se ai të vdiste, dhe kishin folur në telefon në ditën e Krishtlindjeve.
Nile ka thënë se po i bënte remix njërën nga këngët e tij dhe se këngëtari po planifikonte një rikthim të madh.
Duke folur për BBC-në ai ka thënë se me 23 dhjetor kishte qenë në shtëpinë e legjendës Michael dhe kishin folur për plane konkrete, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.