Lajmet e fundit

Iniciativa qytetare për veprim nga Mitrovica ka organizuar një ekspozitë me fotografi në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Përmes kësaj ekspozite, ata kanë prezantuar ndërtimet kolektive që Serbia ka bërë dhe po vazhdon t’i bëjë në veri të Mitrovicës, si dhe për siç thanë ata mohimin që po u bëhet shqiptarëve për t’u kthyer në pronat e tyre në veri.
Ata akuzuan Qeverinë për neglizhencë dhe paralajmëruan edhe organizime të tjera mbase edhe protesta.