Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një letre zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.
Kurti në letrën e tij thotë se përfaqësimi i denjë i Kosovës në këtë konferencë është në interes të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t'i bëjmë”.