Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore në Kaçanik, po vazhdon gjykimi kundër 7 personave që akuzohen nga Prokuroria Speciale për Mashtrim si dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Të akuzuar në këtë rast janë:Sibush Haziri, Hamzi Rrahimi, që janë biznesmen, dy punëtorë të Ministrisë së atëhershme të Transportit dhe Telekomunikacionit , Ismaj Berisha e Nexhat Bala si dhe 3 punëtorë të bankës BpB, Selatin Ujkani, Shefqet Krasniqi e Besnik Mustafa që është i biri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Dëshminë e tij në këtë rast është duke e dhënë, Xhavit Ramshaj pronar i kompanisë DT travel që pretendon se në vitin 2009, i është shkaktuar një dëm prej mbi 400 mijë euro.
Ndryshe, ky rast erdhi pas telasheve të vitit 2009 me një kompani Pron Air, që kishte ndërprerë fluturimet për në Kosovë ndërsa mbi 1500 pasagjerë patën humbur fluturimet.
Gjykimi akoma po vazhdon, njofton Klan Kosova.