Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj që forcat ukrainase të largohen nga Donbasi i Ukrainës - një rajon që mbetet një pikë kyçe ngërçi si për Kievin ashtu edhe për Moskën.
Ky është një kusht shumë i rëndësishëm, tha ai përpara bisedimeve trepalëshe Ukrainë - Rusi - ShBA, në Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton BBC, trasnmeton Klankosova.tv
“Forcat e armatosura ukrainase duhet të largohen nga territori i Donbasit, duhet të tërhiqen që andej”, tha Peskov, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.