Lajmet e fundit

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Evropian, Jean Eric Paquet gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e integrimeve evropiane, Bekim Çollaku nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të mund të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim asocimit për Kosovë por ai ka deklaruar se ky proces është në fazën përfundimtare.
Paquet deklaroi se ka progres edhe në sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar angazhim edhe më të madh pasi që Kosova ende nuk mund të krahasohet me vendet e rajonit në këtë aspect, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq ministri Çollaku është shprehur se është evidente që është shënuar progres mirëpo është konstatuar se çështja e bordeve të ndërmarjeve publike dhe agjencive të tjera mbetet ende një problem i madh.
Çollaku ka shfaqur frikën se edhe raporti i ardhshëm i progresit nuk do të jetë pozitiv në këtë pikë.