Lajmet e fundit

Janë ngritur edhe 99-të akuza të reja për shfrytëzim seksual kundër anëtarëve të stafit të Kombeve të Bashkuara.
Raporti i OKB-së, të përpiluar nga Sekretari Gjeneral Ban Ki-moon, erdhi si përgjigje e politikës së re të Kombeve të Bashkuara “emër the turp”, pas një seri akuzash kundër paqeruajtësve të OKB-së, për përdhunime e abuzime seksuale në vendet e Afrikës Qendrore.
Në vitin 2014, kishte pasur rreth 80 deklarime për abuzime seksuale.
Shumica e raportimeve për abuzime në vitin 2015, përfshijnë personelin e 10 misioneve paqeruajtëse, duke shënuar gjithsej 65 raste.
Personeli i ushtrisë dhe policisë, është akuzuar për krime seksuale përderisa po shërbente për OKB-në në 21 vende.
Akuzat për sulme seksuale më së shumti janë ngritur kundrejt pjesëtarëve të trupave nga Burundi, Gjermania, Ghana, Senegali, Sllovakia, Tanzania e Maroku.
Vendet ku paqeruajtësit kanë kryer veprën penale të ngacmimit seksual, janë Haiti, Mali, Republika e Kongos.
Raporti i fundit, bën thirrje dhe u rekomandon shteteve anëtarë që t’i identifikojnë të dyshuarit dhe t’i ndjekin penalisht.